I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

I gjenden në banesë mbi 160 mijë euro të falsifikuara, municion dhe lëndë djegëse, arrestohet 19-vjeçari në Shkodër

Një 19-vjeçar është vënë në prangat e policisë në Shkodër pasi në banesë iu gjendën mbi 160 mijë euro të dyshuara false, municion luftarak, lëndë djegëse dhe automjet të vjedhur. Ndaj shtetasit me iniciale O.Ç, rëndojnë veprat penale “Vjedhja” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. Sipas uniformave blu, automjeti dyshohet të jetë vjedhur në Fushë Krujë në vitin 2019, ndërsa dy targat në Tiranë në vitin  2025. Njoftimi: Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, nën drejtimin e Prokurorisë, ne bashkepunim me Seksionin për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare dhe Komisariatin e Policisë Shkodër, me mbështetjen e Sektorit të Forcës së Posaçme “Shqiponja” dhe Forcën Kombëtare të Sigurisë, Njësia Shkodër, si rezultat i kontrolleve të kryera në zbatim të...