I ftohti është ulur këmbëkryq në vend, ja çfarë pritet të ndodh me motin nesër
Njihuni me parashikimin e motit për sot dhe nesër në vendin tonë dhe kontinentin europian.Britania e Madhe dhe pjesë të Evropës Qendrore do të përfshihen nga një qendër e fuqishme ciklonare. Ndërsa Ballkani, Gadishulli Apenin, brigjet e Egjeut dhe Detit të Zi do të dominohen nga mot i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë.Njihemi tani me kushtet e motit për sa i përket vendit tonë. Sipas MeteoAlb, paraditja paraqitet me kthjellime, ndërsa pasditja sjell shtim vranësirash, më të dukshme në zonat e thella malore.Ngricat vijojnë të mbeten problematike në akset rrugore. Temperaturat luhaten nga -3°C deri në 16°C. Era fryn nga Juglindja, mbi 40 km/h, me dallgëzim mbi 2 ballë. Do të njihemi tani me kushtet e motit në rajon dhe Evropë për ditën e nesërme....
Burimi:
sot.com.al