I fshehur në një dhomë hoteli bashkë me të dashurën/ Arrestohet në Romë vëllai i deputetes së PD, trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës
Markelian Hoti, vëllai i deputetes Elda Hoti, është arrestuar në periferi të Romës, pas një urdhër-arresti europian për trafik droge nga Amerika e Jugut drejt Europës. 27-vjeçari shqiptar, i shpallur në kërkim në gjithë Europën për trafik kokaine, është arrestuar në Romë. Markelian Hoti, vëllai i deputetes së Partisë Demokratike, Elda Hoti, u kap në zonën Ponte di Nona, në periferinë lindore të kryeqytetit italian, ku ishte fshehur në një hotel bashkë me të dashurën. Ai dyshohet se kishte rol kyç në një organizatë që trafikonte kokainë nga Amerika e Jugut drejt Europës. Droga mbërrinte në portin e Anversës në Belgjikë dhe më pas transportohej me makina luksoze nga Europa Veriore drejt Dubait. Pas sekuestrimit të 50 kilogramëve kokainë të fshehura në kontejnerë në portin...
Burimi:
top-channel.tv