I dyshuar si pjesë e grupit të mashtrimit me Call Center në Tiranë, GJKKO lë në burg italianin (Emri)
Gjykata e Posaçme vendosi arrest në burg për italianin Cosimo Notaristefano, që u arrestua në kuadër të aksionit të SPAK kundër një call center-i të dyshuar për mashtrime financiare, në një nga kullat e Tiranës. Notaristefano tha në gjykatë se ka qenë i punësuar dhe se nuk kishte dijeni për skemën që pretendon SPAK. Ai tha se bënte shërbim teknik, dhe se nuk ka patur funksion mbi investimet që bënin shtetasit e huaj. Ai parashtroi në gjykatë se vuan nga probleme të shumta shëndetësore, dhe kërkoi çdo masë tjetër, përfshirë vënien e garancisë pasurore, përveç arrestit në burg. Italiani tha se nuk ishte në dijeni që ndodhej në kërkim, dhe ishte nisur të shkonte në vendin e tij siç bën një herë në dy muaj....
Burimi:
gijotina.com