I dyshuar për atentatin ndaj ish-prokurorit Ndoja! Avokati: Amar Shkëmbi vuan nga probleme të shëndetit mendor
Amar Shkëmbi dhe Arjan Ndoja TIRANË-Në Gjykatën e Posaçme va vijuar seanca lidhur me atentatin ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoji, ku mbeti i vrarë shoferi i tij, Andi Maloku, ku janë shprehur mbrojtja e të pandehurve Bledar Polovina dhe Amar Shkëmbi. Lidhur me këtë të fundit, avokati i tij ka kërkuar që të mos vijojë gjykimi, pasi pretendon se klienti i tij Amar Shkëmbi alias Dritan Shkëmbi, vuan nga provleme të shëndetit mendor dhe mund të shfaqen në çdo rast. Avokati kërkoi që pa u verifikuar ekzpertiza mjekoligjore, nuk mund të vijojë gjykimi. Prokurori u shpreh se dokumentacioni që ka paraqitur mbrojtja e të pandehurit nuk mund të vlerësohet nga ata, por duhet të shqyrtohet nga ekspertë të mjekësisë ligjore. Por gjykata nuk merr në konsideratë kërkesën e avokatit...
Burimi:
zeri.ai