I doli emrin në dosjen e Ballukut, biznesmeni Ramë Geci paraqitet në SPAK
Biznesmeni Ram Geci është paraqitur paraditen e kësaj të hënë në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion (SPAK). Geci është parë të futet në SPAK, ndërsa nuk dihen ende arsyet e paraqitjes së tij në Prokurori. Sakaq, kujtojmë se emri i tij doli pak kohë më parë në dosjen e Belinda Ballukut. Mësohet se biznesmeni ka qëndruar në SPAK vetëm disa minuta dhe më pas ka dalë. Në një nga mesazhet dërguar ish-vartësit të saj Evis Berberi, ish-kreu i ARRSH-së, Belinda Balluku e informon këtë të fundit se ka takuar Ram Gecin me kërkesën e kryeministrit Edi Rama, duke implikuar rëndë dhe këtë të fundit. Kompania e Ramë Gecit pas këtij takimi rezulton të ketë fituar tender. Pjesë nga dosja Balluku që SPAK ka dorëzuar...
Burimi:
gijotina.com