I dogji krevatin! Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme thyen ‘arrestin shtëpiak’ për t’i djegur makinën ish-partnerit

I dogji krevatin! Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme thyen ‘arrestin shtëpiak’ për t’i djegur makinën ish-partnerit

Alma Bime TIRANË-Drejtoresha e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministrinë e Brendshme, Alma Bime është arrestuar sërish nga Policia e Tiranës, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “arrest në shtëpi” dhe ka tentuar t’i vërë flakën automjetit të ish-bashkëjetuesit të saj. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4., arrestuan shtetasen A. B., 43 vjeçe, pasi dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit;”, njofton policia. Kujtojmë se në 30 dhjetor të 2025 Gjykata e Tiranës caktoi masën 'arrest në shtëpi' për zyrtaren, pasi dyshohet se ka djegur një orendi shtëpiake në banesën e ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, pranë rrugës “Hysen Gjura” në Kinostudio. Konkretisht Bime i ka djegur krevatin në...