“I dhashë para, por nuk e pashë kur…”/ Përplasën për vdekje 7-vjeçarin në Tiranë, lirohen nga burgu dy shoferët!

“I dhashë para, por nuk e pashë kur…”/ Përplasën për vdekje 7-vjeçarin në Tiranë, lirohen nga burgu dy shoferët!

pamje nga aksidenti TIRANË- Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia me masën "arrest shtëpie" Tomorr Shukulli dhe Valentina Koltraku, të cilët u arrestuan për aksidentin me pasojë vdekjen e një 7-vjeçari. Prokuroria kërkoi masën "arrest me burg" për Shukullin dhe "arrest shtëpie" për Koltrakun, por gjykata për të dy vendosi një masë më të butë. Burime bëjnë me dije se gjatë deklarimeve para togave të zeza në gjykatë, të dy ata kanë shprehur tronditjen e tyre për këtë ngjarje të rëndë, duke theksuar se aksidenti ka qenë i paqëllimshëm. Gjatë deklarimeve para gjykatës, Shukulli ka deklaruar se kishte ndaluar dhe i kishte dhënë disa para të miturit, të cilat i ishin rënë në tokë. Ai deklaroi se nuk e kishte vënë re fëmijën dhe, me ndezjen e semaforit, makina e tij...