I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, i burgosuri Mihal Mërkuri ndërron jetë në QSUT

I dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, i burgosuri Mihal Mërkuri ndërron jetë në QSUT

Mihal Mërkuri TIRANË-I burgosuri Mihal Mërkuri ka ndërruar jetë në QSUT. Raportohet se i burgosuri ishte shtruar më 18 janar 2026 në Reanimacionin Qendror, Pavijoni i Kirurgjisë ku i ishte nënshtruar një operacioni në kokë. Pavarësisht ndihmës mjekësore, ai nuk ka mundur të mbijetojë. Sipas njoftimit zyrtar Mërkuri ka ndërruar jetë si pasojë e arrestit kardiak dhe hemorragjisë në kokë.  Mërkuri ishte dënuar me 10 vjet burg për “vrasje me dashje e mbetur në tentativë” dhe “prodhim e mbajtje pa leje të armëve luftarake dhe municionit”. Ai u arrestua në Greqi dhe u ekstradua në Shqipëri në vitin 2023.  I ndjeri ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për më shumë se 11 vite, pasi në nëntor të vitit 2006 kishte plagosur me armë zjarri biznesmenin Vendim Bejko në Sarandë. Për...