I dënuar për tjetërsim pronash, kërkesa e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro rrëzohet edhe nga Gjykata e Posaçme

I dënuar për tjetërsim pronash, kërkesa e ish-kryebashkiakut Jorgo Goro rrëzohet edhe nga Gjykata e Posaçme

Gjykata e Posaçme ka rrëzuar kërkesën e ish-kryebashkiakut të Himarës, Jorgo Goro, për shtyrjen e ekzekutimit të vendimit. Në një njoftim për mediat, Gjykata e Posaçme shkruan: 1.Kërkuesi Jorgo Goro me datë 31.03.2026 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Pezullimin e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.”. 2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtarja Etleva Deda, bazuar në nenin 476 të K.Pr.Penale, me vendimin nr. 258, datë 05.05.2026, vendosi: 1. Rrëzimin e kërkesës së kërkuesit, të dënuarit Jorgo Goro, me objekt: “Shtyrjen e ekzekutimit të Vendimit nr. 53, datë 30.07.2025 të...