I dënuar nga GJKKO për trafik droge, arrestohet 37-vjeçari në Elbasan
PAMJE NGA ARRESTIMI ELBASAN- Policia e Elbasanit ka arrestuar sot një 37-vjeçar, i cili është dënuar nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me 9 vjet e 4 muaj burg. Mësohet se në pranga ka rënë Valmir Polisi, i cili është dënuar për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Sipas Policisë, ai u arrestua në fshatin Pishkash, sapo ka konstatuar efektivët, Polisi ka tentuar të arratiset, por është kapur nga të blutë. Nga ky dënim 37-vjeçarit i kishin mbetur për të vuajtur edhe 4 vjet, 7 muaj e 18 ditë burgim. Pas arrestimit, Polisi do t’i dorëzohet Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve për veprimet e mëtejshme./ZËRI
Burimi:
zeri.ai