I dënuar në Itali për trafik droge, arrestohet 38-vjeçari shqiptar, pritet ekstradimi (EMRI-VIDEO)
pamje nga arrestimi TIRANË- Alesjo Abdija është arrestuar nga policia shqiptare me qëllim ekstradimin në Itali. 38-vjeçari, i shpallur në kërkim ndërkombëtar, rezulton i dënuar nga autoritetet italiane për trafik droge. Në vitin 2024, Gjykata e Perugias në Itali, e ka dënuar 38-vjeçarin me 6 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim. Njoftimi: Policia e Shtetit/Finalizohet nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale e DPPSh-së, operacioni i koduar “Operacionalja 77”. I dënuar nga autoritetet në Itali, me 6 vjet e gjysmë burgim, si bashkëpunëtor për trafikimin e lëndëve narkotike, kapet me qëllim ekstradimin, 38-vjeçari. Si rezultat i shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit të veprimeve operacionale, me partnerët italianë, realizuar nëpërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së...
Burimi:
zeri.ai