I dënuar në Itali me 8 vite e 11 muaj burg për vjedhje dhe plagosje, i riu arrestohet në Tiranë me qëllim ekstradimin

I dënuar në Itali me 8 vite e 11 muaj burg për vjedhje dhe plagosje, i riu arrestohet në Tiranë me qëllim ekstradimin

Një 32-vjeçar shqiptar i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Italia është arrestuar në Tiranë në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”. Në pranga ra Bledar Barsa, i cili ishte në kërkim për llogari të autoriteteve italiane. Arrestimi u bë pas shkëmbimit të informacionit dhe koordinimit mes policisë shqiptare dhe homologëve italianë, nëpërmjet Interpol Tiranës. Sipas policisë, veprimet u kryen nga specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda, të cilët realizuan arrestimin provizor të 32-vjeçarit me qëllim ekstradimin drejt Italisë. Gjykata e Ankonës e ka dënuar Barsan me 8 vjet, 11 muaj e 10 ditë burg për tre vepra penale: plagosje, kundërshtim të punonjësit të policisë dhe vjedhje, sipas ligjit penal italian. Pas arrestimit, Interpol Tirana ka nisur bashkëpunimin me Interpol Romën...