I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 9-vjeçari në 1997, arrestohet 59-vjeçari. Fshihej në Greqi

I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e një 9-vjeçari në 1997, arrestohet 59-vjeçari. Fshihej në Greqi

59-vjeçari, Kostandin Nishku alias Baki Duzha, është kapur në Greqi pasi akuzohet se ka vrarë një 9-vjeçar, në vitin 1997. Sipas uniformave blu, 59-vjeçari është dënuar me burgim të përjetshëm, ndërsa motivi i ngjarjes ka qenë se xhaxhai i të miturit, i ka vrarë vëllanë dhe ishte arratisur nga IEVP-ja. Ky shtetas fshihej në Greqi duke përdorur një identitet shqiptar fals. Njoftimi i policisë: Kjo fazë e operacionit, rezultat i bashkëpunimit disavjeçar ndërmjet Departamentit për Marrëdhëniet Ndërkombëtare të DPPSh-së, Interpol Tiranës, Oficerit Ndërlidhës të Policisë shqiptare në Athinë, Sektorit të Identifikimit dhe Krahasimit të fytyrës (Facial Recognition) dhe Interpol Athinës. Kapet në Greqi, një shtetas i dënuar me burgim të përjetshëm, për vrasjen e një 9-vjeçari, në muajin mars, 1997, me motivin se xhaxhai i...