I dënuar me burg për drogë/ Arrestohet në Tiranë 48-vjeçari i shpallur në kërkim
Nj 48-vjeçar i shpallur në kërkim për kultivim të bimëve narkotike është arrestuar nga Policia në Tiranë. Sipas Policisë, shtetasiK. K., 48 vjeç ishte shpallur në kërkim pasi në vitin 2023 kishte kultivuar një sasi të madhe bimësh dhe fidanësh narkotikë në një ambient të mbyllur, konkretisht në një magazinë në fshatin Marikaj. 48-vjeçari kishte kultivuar 1035 bimë narkotike në vazo dhe 907 fidanë narkotikë në kubikë, duke shfrytëzuar gjithashtu lidhje të paligjshme të energjisë elektrike. Ai ishte dënuar nga gjykata me 2 vjet, 2 muaj e 17 ditë burgim, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”. “Shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 7 kanë finalizuar operacionin e koduar “Lokacioni”, për kapjen e një shtetasi...
Burimi:
gijotina.com