I dënuar me burg për drogë, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër, anëtar i një grupi kriminal

I dënuar me burg për drogë, arrestohet 48-vjeçari në Shkodër, anëtar i një grupi kriminal

Është arrestuar një 48-vjeçar në Shkodër, i cili rezulton i dënuar me burg për prodhim dhe shitje droge. Sipas uniformave blu, shtetasi me iniciale E.H., është dënuar me 4 vite e 8 muaj burg për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, kryer në bashkëpunim, nga gjykata e Shkodrës. “Kapet dhe ndalohet 1 shtetas në kërkim, i dënuar me 4 vjet e 8 muaj burgim.I ndaluari, pjesëtar i një grupi kriminal që ka shitur lëndë narkotike, në Shkodër, i cili u godit nga Policia, gjatë operacionit të koduar “Buna 2021”. Në vijim të kontrolleve të kryera bazuar në informacionet e siguruara në rrugë operative, për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me shërbimet...