I dënuar me burg në Itali, arrestohet në Portin e Durrësit 42-vjeçari

I dënuar me burg në Itali, arrestohet në Portin e Durrësit 42-vjeçari

Gjatë verifikimeve të detajuara në hyrje/dalje të Shqipërisë, me objektiv parandalimin e paligjshmërive në kufi, si dhe lëvizjen ilegale të shtetasve të shpallur në kërkim, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port, Durrës, kanë konstatuar se një shtetas që synonte të hynte në Republikën e Shqipërisë i cili ishte aktualisht në kërkim nga autoritetet italiane. Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, shërbimet e Policisë Kufitare bënë ndalimin, me qëllim ekstradimin në Itali, të shtetasit Armando Valchizan alias Armando Dervishi alias Armando Gheorghe alias Altin Dervishi alias Martin Dervishi, 42 vjeç. Nga verifikimet rezultoi se Gjykata e Pordenones e ka dënuar këtë shtetas me 5 vjet, 9 muaj e 5 ditë burgim, për veprën penale “Vjedhja”, me pasoja të rënda, dhe për emigracion të...