I dënuar me 9 vite burg për drogë dhe shfrytëzim prostitucioni, arrestohet 53-vjeçari për llogari të Italisë
53-vjeçari, Festim Keci, i dënuar me 9 vite burg nga Italia për trafik të lëndëve narkotike, pjesëmarrje në organizatë kriminale dhe shfrytëzim prostitucioni. Keci u arrestua në Shijak, ndërsa pritet ekstradimi drejt Italisë. “Në kuadër të punës për gjurmimin, lokalizimin dhe kapjen e personave në kërkim, bazuar edhe në informacionet e marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Shijak dhe Forcat Operacionale të DVP Durrës, finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Decision”. Gjatë operacionit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i përkohshëm, me qëllim ekstradimi, i shtetasit Festim Keci, 53 vjeç, banues në Shijak. Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Torinos/Itali, në vitin 2023, e ka...
Burimi:
top-channel.tv