I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Shijak (Emri)

I dënuar me 9 vite burg në Itali, arrestohet 53-vjeçari në Shijak (Emri)

Policia e Shijakut ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet italiane. Në pranga u vuFestim Keci, banues në Shijak, i cili ishte dënuar nga Gjykata e Apelit e Torinos në vitin 2023 me 9 vite burg. Ai akuzohet për veprat penale “Trafikim të lëndëve narkotike”, “Pjesëmarrje në organizatë kriminale” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, të parashikuara nga Kodi Penal italian. Arrestimi i tij u krye me qëllim ekstradimi drejt Italisë, ku pritet të vuajë dënimin e dhënë nga drejtësia italiane.