I dënuar me 4 vite burg, arrestohet pas 4 vitesh 28-vjeçari nga Tirana 

I dënuar me 4 vite burg, arrestohet pas 4 vitesh 28-vjeçari nga Tirana 

Finalizohet një tjetër fazë e operacionit të koduar “Catch”, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim. Si rezultat i kontrolleve të mbështetura tek informacione të siguruara në rrugë operative, shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, në kuadër të operacionit të koduar “Catch”, lokalizuan, kapën dhe vunë në pranga shtetasin e shpallur në kërkim, S. X., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas është dënuar nga Gjykata, me 4 vjet burgim, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. Top Channel