I dënuar me 32 vite burg për vrasje, “Babale” habit mediat britanike, “The Sun”: Brenda burgut, fitoi 20.000 sterlina nga loja në TikTok

I dënuar me 32 vite burg për vrasje, “Babale” habit mediat britanike, “The Sun”: Brenda burgut, fitoi 20.000 sterlina nga loja në TikTok

Rasti i Eugert Merizajt ka shkaktuar reagime dhe zemërim të fortë në Britani, pasi u zbulua se ai ka përfituar rreth 20 mijë paund nga një transmetim i drejtpërdrejtë në TikTok, i realizuar nga brenda qelisë së tij në një burg të Manchesterit. Sipas raportimeve, Merizaj arriti të sigurojë këtë shumë në vetëm shtatë minuta, duke përdorur një telefon celular të futur në mënyrë të paligjshme në ambientet e burgut. Ai mori pjesë në një “ndeshje” në TikTok, një format ku dy përdorues transmetojnë njëkohësisht dhe nxisin ndjekësit të dërgojnë dhurata virtuale. Këto dhurata paguhen nga përdoruesit dhe shndërrohen në pikë, ndërsa fitues shpallet ai që grumbullon më shumë pikë, të cilat më pas konvertohen në para. Gjatë transmetimit, Merizaj dëgjohet duke u bërë thirrje...