I dënuar me 22 vite burg në SHBA për akte terroriste, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskimin e pasurive të familjarëve të tij
Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit Sajmir Alimehmeti, i cili është dënuar në SHBA për vepra penale në fushën e akteve terroriste Alimehmeti është dënuar nga Gjykata e New York-ut (SHBA) në vitin 2020, me 22 vite heqje lirie, për vepra penale që lidhen me terrorizmin. Ai është shpallur fajtor për vepra penale në fushën e akteve terroriste, me akuzën se ka siguruar ose ka tentuar të sigurojë mbështetje materiale për individë apo grupe të përfshirë në aktivitet terrorist dhe ka bërë deklarim të rreme për t’u pajisur me pasaportë. Njoftimi i Prokurorisë: Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkoi konfiskimin e pasurive të familjarëve të shtetasit S.A., i dënuar në Shtetet e...
Burimi:
top-channel.tv