I dënuar me 10 vite burg për trafikim lëndësh narkotike, arrestohet 38-vjeçari shqiptar sapo zbret në aeroportin e Peruxhias në Itali
Një 38-vjeçar shqiptar është arrestuar nga policia italiane në Perugia menjëherë pasi zbriti nga fluturimi nga Tirana në Itali. Policia e Shtetit, në kuadër të shërbimeve rutinë për kontrollin e kufirit ajror në Aeroportin Ndërkombëtar “San Francesco d’Assisi” të Umbria-Perugia, arrestoi shqiptarin me precedentë të shumtë penalë, veçanërisht për lëndë narkotike. Sipas raportimeve, shqiptari, i cili mbërriti nga Tirana me një fluturim të rregullt, rezultoi subjekt i një urdhri të mëparshëm ekzekutimi të dënimit, të lëshuar më 17 qershor 2025 nga Prokuroria pranë Gjykatës së Apelit të Firences, për një dënim prej 10 vitesh e 5 muajsh burgim. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se ai kishte precedentë të shumtë penalë, veçanërisht për vepra që lidhen me narkotikët. Pas përfundimit të procedurave formale, i arrestuari u...
Burimi:
top-channel.tv