I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

I dehur në timon, arrestohet polici në Elbasan

Një efektiv policie është vënë në pranga këtë të shtunë, pasi u kap duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan – Korçë) njofton se ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, Kyreinspektor A. B., me detyrë pranë MZSH-së Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt’. Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 15:47, gjatë drejtimit të mjetit të tij (jashtë shërbimit), është konstatuar nga shërbimet e qarkullimit rrugor të DVP Elbasan në aksin Cërrik – Elbasan, ku pas verifikimit me testin matës të alkoolit ka rezultuar pozitiv në masën 0.87 mg/l.