I dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë në aksin Cërrik-Elbasan

I dehur në timon, AMP arreston punonjësin e policisë në aksin Cërrik-Elbasan

Një punonjës i AMP është arrestuar në aksin Cërrik-Elbasan. Kryeinspektori, me detyrë në Shërbimin e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi (MZSH) në Elbasan, u konstatua duke drejtuar automjetin në mënyrë të parregullt. Pas verifikimit me testin matës të alkoolit, ai ka rezultuar pozitiv në masën 0.87 mg/l. Kryeinspektori ishte jashtë shërbimit në momentin kur u arrestua nga policia. “Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan-Korçë) ka arrestuar në flagrancë punonjësin e Shërbimit për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimi, Kyreinspektor A. B., me detyrë pranë MZSH-së Elbasan, i dyshuar për kryerjen e veprës penale “Drejtim i automjeteve në mënyrë të parregullt”, parashikuar nga neni 291 i Kodit Penal. Arrestimi i tij u krye pasi ditën e sotme rreth orës 15:47, gjatë drejtimit të mjetit të tij (jashtë...