I dehur me shpejtësi skëterre, zbulohet identiteti i shoferit dhe viktimës në Durrës, zbardhen detajet e reja
Top Channel ka mësuar detaje të reja nga aksidenti të ura e Dajlanit ku mbeti e vdekur një 18-vjeçare, Korrespondentja Vali Qyrfyçi raporton se viktimë mbeti Vikena Greku, pasagjere, ndërsa i plagosuri është shtetasi Arbër Xhaxhaj. Ky i fundit ka qenë i pirë dhe me shpejtësi shumë të lartë në krahun e lëvizjes Tiranë-Durrës. Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur edhe dy këmbësorë, përkatësisht 33 dhe 35 vjeç, të cilët janë kthyer në banesë pas marrjes së ndihmës së parë mjekësore. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv