“I bëra motrës së tij një koment në Facebook”, punonjësi i policisë dhunon rëndë babë e bir në Fier, 46-vjeçari: Kërkoj drejtësi
Altin Meçaj, banues në Vjosë njësia administrati Cakra, emigrant në Gjermani, është bërë pre e një sulmi të dhunshëm mbrëmjen e djeshme rreth orës 23:00 Kjo ka ndodhur pasi ka bërë një koment në Facebook, një bashkëfshatareje që sipas 46-vjeçarit tij është motra e një punonjësi policie në komisariatin e Fierit. Ai rrëfen momentet e tmerrit ndërsa kërkon drejtësi. Ndërkohë, babai i tij 80- vjeçar, Ylli Meçaj po ashtu i dhunuar rëndë, tregon se si e ka gjetur të birin të mbuluar me gjak dhe pa ndjenja. Ai thekson se kurrë më parë në fshat nuk kanë patur kontradikta me askënd. Ata apelojnë njëzëri për drejtësi. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv