I ati mori 15 mijë euro borxh, 3 persona dhunojnë 49-vjeçarin në Durrës: Na kthe paratë ose na jep shtëpinë!
FOTO ILUSTRUESE DURRËS- Një 39-vjeçar është shpallur në kërkim nga Policia pasi së bashku me dy persona të tjerë kanë dhunuar një 49-vjeçar. Sipas Policisë, ata i kanë kërkuar 49-vjeçarit të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 mijë eurosh, të cilën babai i tij ia kishte marrë borxh 39-vjeçarit me qëllim blerjen e kësaj banese. “Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim shtetasin Sh. Sh., 39 vjeç, banues në Kavajë. Dyshohet se, në bashkëpunim me dy shtetas ende të paidentifikuar, duke ushtruar dhunë, i kanë kërkuar një 49-vjeçari të dorëzojë banesën e babait të tij të ndjerë ose të kthejë shumën prej 15 000 eurosh, të...
Burimi:
zeri.ai