I arrestuar për trafik droge, SPAK sekuestron apartamentin e ish-anëtarit të LVV
SPAK ka sekuestruar një apartament në Qerret të Kavajës, në pronësi të shtetasit Kosovar Shemsi Bahtiri, ish-anëtar i lëvizjes Vetëvevendosja në Kosovë, i arrestuar nën dyshimet për trafik droge. Prokuroria e Posaçme u vu në lëvizje mbi bazën e një kërkese për ndihmë të ndërsjelle juridike nga prokuroria Speciale e Kosovës, e cila po e heton Bahtirin për përfshirje në aktivitetin e paligjshëm të trafikut të drogës. Shemsi Bahtiri, i cili u përjashtua nga Partia Vetëvendosja e ALbin Kurtit u arrestua pas zbërthimit të aplikacionit të koduar Sky ECC, që iu vunë në dispozicion nga autoritetet franceze. Prokuroria speciale kërkoi ndihmë nga SPAK për sekuestrimin e pasurive të paluajtshme të personave që ishin pjesë e grupit kriminal, pasi kishte dyshime se paratë e fituara nga...
Burimi:
top-channel.tv