I ARRESTUAN DJALIN, FLET GAZETARI ARTAN HOXHA

I ARRESTUAN DJALIN, FLET GAZETARI ARTAN HOXHA

Djali i gazetarit të njohur shqiptar Artan Hoxha, u arrestua të hënën, më 19 janar, në Tiranë, nën dyshimet për përfshirje në krim të organizuar, konkretisht trafikim të qenieve njerëzore. Geri Hoxha dhe një person tjetër u shpallën në kërkim me urdhërarrest ndërkombëtar, me kërkesë të UNMIK. Lidhur me rastin, Artan Hoxha ka folur për Klankosova duke thënë se ende nuk është i informuar për akuzat konkrete ndaj djalit të tij. Ai shprehu shqetësim lidhur me akuzat, duke theksuar se në kohën kur pretendohet se janë kryer veprat, djali i tij ka qenë vetëm 13 vjeç. “Ka disa ditë që ka ndodhur kjo, por unë ende nuk kam parë asnjë dokument apo vendim zyrtar. Është e çuditshme si mund të akuzohet një fëmijë për pjesëmarrje...