I akuzuar për vrasjen e 2 personave në 97-ën, gjykata vendos 23 vite burg për ish-policin, Tomor Çela

I akuzuar për vrasjen e 2 personave në 97-ën, gjykata vendos 23 vite burg për ish-policin, Tomor Çela

tomorr cela TIRANË- Gjykata Penale ka dënuar me 23 vite burg, Tomorr Çelën, ish policin e akuzuar për vrasjen e dy personave në vitin 1997. Çela, i cili prej shumë vitesh ndodhej në arrati, u ekstradua drejt vendit tonë nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës në vitin 2022. Tomorr Çela ka punuar si punonjës policie në Komisariatin e Policisë Nr.4 Tiranë, detyrë nga e cila është liruar më datë 15.06.1997. Po atë vit, më 27 nëntor, Çela vrau dy persona, Elton Danin dhe Ledian Hoxhën, në rrugën “Bajram Curri” në Tiranë dhe më pas është zhdukur, por u pikas në SHBA.  Vrasja e dyfishtë ka ndodhur pas një përplasje me makinë. Mësohet se tri-katër ditë para ngjarjes, i pandehuri ka qenë duke udhëtuar me automjetin e tij “Benz Mercedez”...