I akuzuar për korrupsion zgjedhor/ Seanca për Shkrelin, “zbërthehen” dëshmitarët: Kristiani s’na orentoi për votim…na solli dritat!
kristian shkreli TIRANË- GJKKO ka mbajtur sot seancën me dëgjimin e dëshmitarëve të thirrur nga SPAK, në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Vaut të Dejës, Kristian Shkreli, i dyshuar për korrupsion zgjedhor. Banorë të fshatit Stajkë kanë dëshmuar para togave të GJKKO-së për takimet me Shkrelin dhe ndërhyrjet për energjinë elektrike dhe rrugën në zonë, teksa deklaruan se nuk janë orientuar nga ai për të votuar. Nga ana tjetër, SPAK ka paraqitur komunikime telefonike dhe deklarime dëshmitarësh për të verifikuar nëse rregullimi i linjës elektrike ka qenë një procedurë institucionale e zakonshme apo një veprim i lidhur me interesa zgjedhore. Megjithatë, banorët kanë mohuar se iu është ofruar atyre përfitime apo kushte në këmbim të votës. Dëshmitë: “Nuk kam për çfarë përgjigjem, se ne kemi shkuar te Kristian...
Burimi:
zeri.ai