I akuzuar për katër vrasje dhe me rrezikshmëri të lartë shoqërore, arratiset nga spitali i Durrësit i burgosuri Altin Ndoci
Një i burgosur, i shtruar në pavijonin e infektivit në spitalin e Durrësit për probleme shëndetësore, dyshohet se është arratisur. Ngjarja mbetet ende zyrtarisht e pakonfirmuar nga autoritetet po sipas informacioneve paraprake, personi i dyshuar si i arratisur është Altin Ndoci, i arrestuar më herët nga SPAK. Deri në këto momente nuk ka një reagim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me rrethanat e ngjarjes apo masat e marra pas dyshimeve për arratisjen. Ndoci konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë shoqërore ndërsa akuzohet nga SPAK për përkrahja e autorit të krimit, konkretisht shtetasit Talo Çela, gjatë viteve 2020 – 2021 në qytetet Tiranë, Durrës dhe Elbasan, në lidhje me vrasjen e Dorian Shkoza, Anxhelo Avdia, Besmir Haxhia e Viktor Haxhia. Po ashtu ai akuzohet për “Vrasja në...
Burimi:
top-channel.tv