I akuzuar për 4 vrasje dhe i pandehur për dosjen “Plumbi i Artë”, Altin Ndoci arratiset nga burgu i Durrësit
Altin Ndoci DURRËS- Një arratisje nga burgu raportohet se ka ndodhur mesditën e sotme në Durrës. Mësohet se i burgosuri Altin Ndoci është arratisur nga shërbimet e Burgut të Durrësit, teksa ndodhej i shtruar në pavijonin e infektivit në spitalin e Durrësit për probleme shëndetësore. Ndërkohë, autoritetet kanë nisur menjëherë kërkimet për kapjen e tij, ndërsa menjëherë pas lajmit të arratisjes ka reaguar Drejtoria e Burgjeve. Në reagim, theksohet se ndërhyrja nga forcat e policisë ka qenë e menjëhershme, por pa arritur të ndalojë arratisjen e tij. "I paraburgosuri Altin Ndoci është larguar nga ambientet e Spitalit Rajonal të Durrësit, ku ishte shoqëruar për kryerjen e vizitave mjekësore. Të gjitha procedurat mjekësore janë zhvilluar në repartin e infektivit, i cili ka repartin e sigurisë për të dënuarit....
Burimi:
zeri.ai