Hyn në fuqi indeksimi i akcizës, rriten çmimet e cigareve
Pas hyrjes në fuqi të indeksimit të akcizës,i parashikuar në ligjin për taksat kombëtare, rritja e cmimit të cigareve ka nisur të reflektohet në treg. Rritja e taksës ka ndikuar drejtpërdrejt në çmimin e paketave të duhanit, të cilat tashmë po shiten më shtrenjtë në pikat e shitjes. Sipas dokumentit shoqërues të projektligjit, akciza për cigaret është indeksuar nga 7 mijë e 500 lekë në 7 mijë e 750 lekë për 1 mijë fije, një rritje prej 250 lekësh, që përkthehet në disa lekë më shumë për çdo paketë për konsumatorin final. Paralelisht, rritje është aplikuar edhe për produktet alternative të duhanit. Akciza për duhanin elektronik dhe lëngjet “vape” është rritur nga 18 në 20 lekë për mililitër, duke i futur këto produkte për herë...
Burimi:
gijotina.com