Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi jetën dje në Vishnje (Emri+Foto)

Humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat, ky është 28-vjeçari që humbi jetën dje në Vishnje (Emri+Foto)

Një aksident i rëndë në aksin Baldushk-Vishnje ka tronditur kryeqytetin ditën e djeshme. Motomjei me të cilin udhëtonte Beqir Zela personi në foto, vetëm 28-vjeç, humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës. Përplasja ishte fatale, dhe i riu ndërroi jetë në vend. Ende nuk dihen shkaqet që çuan në këtë aksident fatal ndërsa grupi hetimor vazhdon punën për zbardhjen e rastit. Aksidentet me motor vitet e fundit janë kthyer në një “murtajë’ e cila nuk po kursen jetën e asnjë të riu.