Humbet gjurmët bariu 65-vjeçar në Tepelenë, dyshohet se e ka marrë rrjedha e Vjosës (Emri)
Familjarët e Ylli Dines, bari nga fshati Mezhgoran në Bashkinë Tepelenë, kanë tre ditë që kanë humbur kontaktet me të. Pas kallëzimit në polici, forcat e rendit nisën menjëherë kërkimet në zonë. Gjatë kontrolleve, në bregun e lumit Vjosë janë gjetur kërraba dhe velenxa që dyshohet se i përkisnin 65-vjeçarit. Gjetja e këtyre sendeve ka shtuar dyshimet se ai mund të ketë rënë ose të jetë hedhur në ujërat e rrëmbyeshme të lumit, duke bërë që kërkimet të përqendrohen në shtratin e Vjosës. Në vendngjarje ndodhen forca të Policia e Gjirokastrës, të cilat po vijojnë kërkimet për gjetjen e trupit të 65-vjeçarit.
Burimi:
gijotina.com