Humbën jetën tragjikisht në Itali, 4 anëtarët e familjes Kola do të përcillen nesër për në banesën e fundit në vendlindje
Familja Kola TIRANË- Katër pjesëtarët e familjes Kola, humbën jetën tragjikisht disa ditë më parë në Itali, pas helimimit nga monoksidi i karbonit brenda banesës së tyre. Ata do të përcillen nesër për në banesën e fundit, në fshatin Gryksh i Madh të Peqinit, në vendlindjen e tyre. Për dërgimin e trupave në vendlindje, vëllai i Arti Kolës, Durim Kola hapi një GoFundMe ku brenda 2 ditësh u mblodhën mbi 75 mijë euro. Ngjarja e rëndë u shënua mbrëmjen e 4 shkurtit, e cila i mori jetën Arti Kolës, bashkëshortes së tij Jonida, 43 vjeçe, si dhe dy fëmijëve të tyre Hadjarit, 22 vjeç, dhe Xhesikës, 15 vjeçe. Të katërt humbën jetën nga monoksidi i karbonit i çliruar nga kaldaja e gazit e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin. Prokuroria e...
Burimi:
zeri.ai