Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, mblidhen mbi 75 mijë euro për kthimin e 4 trupave të familjes Kola në Shqipëri
Mbi 75 mijë euro janë mbledhur brenda dy ditësh në platformën GoFundMe për familjen Kola, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike javën e kaluar në Porcari, në provincën e Luccas, Itali, si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit i çliruar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi në banesën ku jetonin. GoFundMe u hap nga Durim Kola, vëllai i Arti Kolës, 48 vjeç, një prej viktimave. Fondet e mbledhura do të përdoren për mbulimin e shpenzimeve të funeralit dhe për transportimin e trupave drejt Shqipërisë, ku do të zhvillohen ceremonitë mortore. Shuma e mbetur do të shërbejë për mbështetjen e familjarëve të viktimave. Solidariteti i qytetarëve është reflektuar përmes dhjetëra donacioneve, të cilat variojnë nga 50 deri në 500 euro, duke dëshmuar...
Burimi:
top-channel.tv