Hoxha “zbërthehet”, detajet e vr*sjeve për të cilat paguheshin deri në 100 mijë euro

Hoxha “zbërthehet”, detajet e vr*sjeve për të cilat paguheshin deri në 100 mijë euro

I akuzuar i SPAK si vrasës me pagesë, Henrik Hoxha, të cilit ju hoq statusi i të penduarit gjatë hetimit, dëshmoi të martën në procesin gjyqësor të dosjes “Plumbi i artë” në Gjykatën e Posaçme. Duke qëndruar ulur në kafazin e sallës, për arsye shëndetësore, i pandehuri rrëfeu qetësisht detaje të vrasjeve ku kishte qenë në rolin e ekzekutorit.Për ekzeutimin e Dorian Shkozës në vitin 2020 në Durrës, ku mbeti i vrarë dhe Anxhelo Avdia, Hoxha tha se i ishin premtuar 70 mijë euro nga Nuredin Dumani. I pandehuri tha se ishte afruar tek servisi i Haxhiaj me një automjet që drejtohej nga Elio Bitri. “Elio më thotë, ja ku janë. Ishin 3 vetë në trotuar. Unë i qëllova me armë nga brenda makinës. Njëri...