Hoxha bisedë me ministrin e Jashtëm të Katarit: Dënojmë sulmet e Iranit, mirënjohje për kujdesin ndaj shqiptarëve

Hoxha bisedë me ministrin e Jashtëm të Katarit: Dënojmë sulmet e Iranit, mirënjohje për kujdesin ndaj shqiptarëve

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha ka zhvilluar këtë të mërkurë një telefonatë me ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të Katarit, Soltan bin Saad Al-Muraikhi. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Hoxha bën të ditur se gjatë bisedës dënoi me forcë sulmet iraniane ndaj Katarit, si një shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare, si dhe e sovranitetit e integritetit territorial të tij. Po ashtu Hoxha ka bërë të ditur se i ka shprehur mirënjohjen ndaj autoriteteve të Katarit për kujdesin dhe mbështetjen e treguar ndaj qytetarëve shqiptarë në Katar gjatë këtyre momenteve të vështira. Postimi i Hoxhës Pata sot një bisedë shumë të frytshme me Ministrin e Shtetit për Punët e Jashtme të #Katarit, Sh.T. Soltan bin Saad Al-Muraikhi....