Horror në Durrës/ U braktisën dhe u lanë të paushqyer në banesë, 3 të miturit të infektuar me zgjebe, nënës do i hiqet kujdestaria!

Horror në Durrës/ U braktisën dhe u lanë të paushqyer në banesë, 3 të miturit të infektuar me zgjebe, nënës do i hiqet kujdestaria!

Nëna e fëmijëve Berina Basha dhe foto nga shtëpia DURRËS- Një rast i pazakontë u raportua nga Durrësi, ku 3 të mitur u gjetën të braktisur në rrethana të vështira në banesë. Rasti vuri në alarm autoritet shtetëore, teksa Shërbimi Social në Durrës mori menjëherë fëmijët në kujdes. Ndërkohë, e ëma e tyre Blerina Basha është kallëzuar në polici nga ish-vjehrra (gjyshja e fëmijëve), duke çuar dhe policinë në shtëpinë ku u gjetën 3 të miturit. Pak pas publikimit të lajmit në media, nuk ka vonuar reagimi i 33-vjeçares, e cila ka mohuar akuzat për braktisjen e fëmijëve 5, 10 dhe 12-vjeç. Sipas saj, situata nuk përbënte braktisje, por ishte pasojë e vështirësive ekonomike dhe jetës së saj të përditshme. Ajo është shprehur se është e divorcuar prej 5 vitesh,...