Hodhën në erë diskotekën në Greqi, pranga dy vëllezërve nga Tirana, dëshmia: Na paguan 5 mijë euro
klubi ku ndodhi shperthimi GREQI- Dy vëllezër shqiptarë, janë vënë në pranga nga policia greke, si autorë te dyshuar të shpërthimit me eksploziv të diskotekës “Jacky.O” në rrugën Michalakopoulou të Athinës, mbrëmjen e 7 tetorit 2025. Në prangat e policisë greke ranë Blerim Buci, 41 vjeç dhe Besmir Buci, 32 vjeç, të dy nga Tirana, dhe me precedent të mëparshëm penal në shtetin fqinj. Veç akuzës për shpërthimin me eksploziv, ndaj tyre ishte aktiv një urdhër arresti për shkelje të kushteve kufizuese të qëndrimit, grabitje, si dhe shkelje të ligjeve mbi armët. Në mënyrë më të detajuar, u zbulua se, pasi parkoi një automjet pranë diskotekës, 32-vjeçari Besmir Buci, iu afrua objektit në këmbë dhe më pas vendosi dhe aktivizoi pajisjen shpërthyese të improvizuar. Më...
Burimi:
zeri.ai