Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, Gjykata liron 4 demonstruesit, Noka: Ne do vazhdojmë protestat, duam qeveri teknike

Hodhën molotovë drejt Kryeministrisë, Gjykata liron 4 demonstruesit, Noka: Ne do vazhdojmë protestat, duam qeveri teknike

U mbajt sot seanca në Gjykatën Penale për protestuesit në demonstratën e opozitës që u mbajt të hënë para Kryeministrisë, Tiranë. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se Gjykata vendosi të shpallë arrest të paligjshëm të 4 protestuesve, duke i liruar. Procesin e ndoqën nga afër edhe deputetët e PD-së, si Flamur Noka, Klevis Balliu dhe Bledjon Nallbati. “Protestat e nisura me 22 dhjetor do të vazhdojnë deri në largimin e kësaj narkoqeverie. Ata janë destabilizuesit e këtij vendi, qeveria teknike është zgjidhja dhe ne nuk do ndalojmë në këtë betejë. Gjykata rrëzoi narkoqeverinë dhe i nxori të lirë”, u shpreh Flamur Noka.       Top Channel