Hitaj për Bordin e Paqes: Edhe po të ishte PD në pushtet, do merrnim ftesë nga Trump
”Ftesa e Amerikës për pjesëmarrje në Bordin e Paqes për administrimin e Gazës nuk lidhet me emra apo parti politike, por me shtetin shqiptar”, kështu tha gazetari Arbër Hitaj, sipas të cilit, edhe nëse Partia Demokratike do të ishte në qeveri, Shqipëria do ta merrte të njëjtën ftesë. ”Nuk e shikoj vetëm për qeverinë. Shikoj një gjë të gjerë për qeverisjen e Shqipërisë që po të ishin demokratët edhe atyre duhet t’i vinte ftesa. Është një sukses për qeverinë e Shqipërisë, por jo nominalisht për Partinë Socialiste. Pra, nuk mund ta ndajmë në parti. Pse duhet ta ndajmë në parti?”,-deklaroi Hitaj në ”A2 Cnn”. Hitaj e cilësoi të panevojshëm debatin politik mbi këtë çështje, duke theksuar se bëhet fjalë për një sukses institucional dhe jo...
Burimi:
kohajone.com