Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Historia pas “anijes” së azilit: vdekja e një shqiptari dhe betejat ligjore në Britani

Një vdekje, protesta të vazhdueshme dhe një betejë ligjore përbëjnë trashëgiminë e qëndrimit të anijes për strehimin e azilkërkuesve në Portland të Dorset-it, një vit pasi ajo u largua nga porti, shkruanBBC. Anija mbërriti në portin e Portland-it në korrik të vitit 2023, katër muaj pasi qeveria konservatore britanike njoftoi se ishulli do të bëhej vendi i parë në Mbretërinë e Bashkuar ku azilkërkuesit do të strehoheshin në një anije. Projekti u paraqit si një masë e përkohshme për të lehtësuar presionin mbi sistemin e azilit dhe kishte kapacitet për të strehuar deri në 500 burra të rritur, të moshës 18–65 vjeç. Pas fitores së Partisë Laburiste në zgjedhjet e përgjithshme të korrikut 2024, anulimi i skemës ishte një nga vendimet e para të qeverisë...