Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë në Tiranë!

Hiqen me karrotrec makinat që bllokojnë korsitë në Tiranë!

Komisariati i Policisë Rrugore Tiranë ka njoftuar se gjatë javës së fundit janë vendosur 325 masa administrative dhe janë nisur 31 procedime penale ndaj drejtuesve të mjeteve që kanë shkelur rregullat e qarkullimit rrugor. Sipas njoftimit zyrtar, konstatimet janë rezultat i intensifikimit të monitorimeve në të gjitha akset e kryeqytetit, me prezencë të shtuar të shërbimeve të Policisë Rrugore dhe përdorim të pajisjeve logjistike. Objektivi i planit të masave është parandalimi i aksidenteve me pasoja për jetën dhe shëndetin e përdoruesve të rrugës, si dhe shmangia e bllokimeve dhe kaosit në trafik.