Burimi:
top-channel.tv
Foto © top-channel.tv
Hetuesi i BKH diplomohet në FBI, Ambasada e SHBA në Tiranë: Arritjet e tij do të forcojnë bashkëpunimin tonë me SPAK
Hetuesi i BKH, Eduart Kaloshi, është diplomuar këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. “Çuarja përpara e bashkëpunimit në zbatimin e ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë fillon me ofrimin e mundësive të trajnimeve të nivelit më të lartë për oficerët më të përkushtuar të Shqipërisë”, shprehet Ambasada Amerikane në Tiranë në një postim në Facebook. “Ne përgëzojmë hetuesin e SPAK/BKH, Eduart Kaloshi, për diplomimin e tij këtë muaj në Akademinë Kombëtare të FBI-së. Eduarti i bashkohet grupit të shquar të ish-studentëve ndërkombëtarë të FBI-së, duke sjellë aftësi dhe ekspertizë të re e të vlefshme në përpjekjet e vendosura të SPAK në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Arritjet e tij do të forcojnë më tej bashkëpunimin e Shteteve të Bashkuara me SPAK...