Hetohen për korrupsion dhe pastrim parash/ Shtyhet seanca në GJKKO për Metën dhe Kryemadhin
Është shtyrë seanca paraprake në GJKKO, për Ilir Metën dhe ish-bashkëshorten e tij Monika Kryemadhi, të akuzuar për veprat penale të korrupsionit dhe pastrimit të parave. Seanca e sotme do të përcaktonte nëse dosja në ngarkim të tyre do të kalonte për gjykim ose jo, por pas 30 minutash seancë, është njoftuar shtyrja e saj për në datën 22 janar. Ilir Meta akuzohet ng SPAK, për korrupsion pasiv në tre raste, dy prej të cilave në bashkëpunim. Ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste të kryera në bashkëpunim. Ndaj ish-bashkëshortëve rëndojnë dhe akuzat për kryere të veprave penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim, “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë...
Burimi:
gijotina.com