Hetimi amerikano-shqiptar/ TCH zbardh dosjen: Si kalonin me 35 mijë euro shqiptarët në Amerikë, njëri prej tyre ngeli “peng”
Gjashtë persona u identifikuan nga Prokuroria e Tiranës dhe Zyra e Hetimit Kriminal jashtë SHBA si të implikuar në udhëtimin e paligjshëm nga Shqipëria me destinacion Amerikën. Hazi Macin dhe bashkëshortja e tij, Cekrez Nikoci, Ardian Pirani, Alfred Maci dhe Endrit Nezaj, akuzohen për ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit dhe falsifikim. Të gjashtë dyshohen për mundësimin e kalimit të paligjshëm të kufirit të një shtetasi nga Shqipëria drejt Santo Domingos, ku dhe u zbulua teksa priste të udhëtonte drejt SHBA. Në dosjen e siguruar nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, evidentohen rasti i një shqiptari që kishte paguar 35 mijë euro për të shkuar ilegalisht në SHBA, por kishte mbetur një vit në Republikën Dominikane. Shërbimi Diplomatik i Sigurisë/Zyra për Hetimet Kriminale...
Burimi:
top-channel.tv